Ish-banori i “Big Brother” infektohet për herë të dytë nga Covid-19

Ish-banori i Big Brother Petrit Bylykbashi javë më parë bëri të ditur se ishte infektuar me Koronavirus duke ndarë detaje të gjendjes së tij shëndetësore për të informuar publikun.

Duket se çdo gjë u harrua shumë shpejt dhe Petriti e mundi me sukses virusin duke mos patur shumë komplikacione por fatkeqësisht ai është ri-infektuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-banori duke dhënë detaje të mëtejshme rreth mundësisë së një infektimi të dytë tek ata që janë prekur një herë nga Covid-19.

“Virusi mu kthye afërsisht 3 muaj pas shërimit dhe këtë herë shumë më agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtuar herën e parë, direkt në mushkëri”, – tha ai duke shtuar…

“Herën e parë fatmirësisht nuk u infektua askush nga unë, po uroj që kjo e njejta më ndodh edhe këtë herë. Unë prapë nga sot jam i vetëizoluar për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Kujdesuni për veten. Virusi kthehet” -përfundoi ai.