Bota

Ish-nënpresidenti i SHBA-s Biden kritikon paraqitjen e Trumpit në skenën botërore

Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbajti fjalimin e parë të madh për politikën e jashtme, si kandidat presidencial i Partisë Demokratike. Duke folur në Nju Jork, Biden kritikoi paraqitjen e presidentit amerikan, Donald Trump, në skenën botërore dhe premtoi se do të luftojë autoritarizmin dhe paqëndrueshmërinë globale. Biden, është favorit në mesin e kandidatëve demokratë për zgjedhjet e vitit 2020.