Bota

Ish numri 2 i FBI-së vë në pozitë Presidentin Trump

Ish-numri 2 i FBI-së, Andrew McCabe dha detaje mbi bisedimet e tij me Donald Trump-in, në kuadër të hetimeve për përfshirjen e Rusisë në Presidencialet e 2016-ës.  Sipas mediave amerikane, të dhënat e McCabe-it, mund të mbështesin zërat se Presidenti Amerikan pengon Drejtësinë të bëjë punën e saj. McCabe, i cili u shkarkua nga FBI-ja, ishte bërë objekt sulmesh nga Trump. Kur bashkëshortja e tij kandidoi pa sukses për një vend në Senat, rezultoi se mori donacione nga një mik i Hillary Clinton-it, ish-kandidates demokrate për Presidente.