Aktualitet

ISHP: Nuk ka evidencë për përhapjen e salmonelës

Instituti i Shëndetit Publik, ISHP sqaron se nga analizat në mostrat e pacientëve me shqetësime të traktit tretës, vetëm 5 raste rezultuan me salmonelë, pra nuk ka evidencë për përhapjen e këtij bakteri. Sipas ISHP-së, “Kjo lidhet me temperaturat e larta, situatë e zakonshme sezonale, e krahasueshme me vitet pararendëse”. Shtrimet në Infektiv janë shumë të ulëta në raport me numrin e rasteve të paraqitura. Fluksi në këtë spital po bie ndjeshëm. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon zbatimin rigoroz te higjienës personale.