Isli Islami

Isli Islami, i diplomuar për Marrëdhënie Publike-komunikim, pas një eksperience disa vjecare në radio si spiker lajmesh, i është rikthyher përsëri asaj por tashmë si prezantues i “Live From Tirana”.

“Une kam lindur më 17 tetor 1986 dhe i vogel, kam qënë një fëmijë tëjet i urtë. Ndoshta, në mënyrë të pandërgjegjshme, po ruaja zërin për atë që do të ishte më vonë një pasion i madh, radioja. Unë jam rritur me Top Albanian dhe si instrumentist, (kam mbaruar liceun artistik Jordan Misja, për violoncel), muzika ka qënë pjesë e pandashme e jetës sime. Por eksperienca radiofonike në Top Albania Radio nisi me lajmet, pasi u bëra pjesë e redaksisë së informacionit si spiker lajmesh. Që atëherë, bashkë me radion, po plotësohesha në një fushë që do të bëhej pjesë e rëndësishme e përditshmërisë. Në 4 maj 2007 lexoj flash-in e parë informativ. Shkëputja nga radioja për në televizion erdhi papritur, pas nje eksperience televizive në Digitalb dhe në 2012-ën, bëhem zyrtarisht spiker lajmesh pranë Top Channel”.