Rajoni

Itali, arrestohet kreu i bandës së hajdutëve, në Shqipëri akuzohet për vrasje

Një i ri shqiptar u vu në pranga nga policia italiane në Macerata. Bëhet fjalë për Mahmut Gegën 26 vjeç, i cili akuzohet se është kreu i një bande hajdutësh. Mediat italiane raportojnë se banda ishte e ‘specializuar’ në vjedhjet e shtëpive në zonën e Macerata. 26-vjeçari akuzohet për vrasje edhe në Shqipëri.