Rajoni

Itali, bien në pranga dy shtetas shqiptarë

Dy 28-vjeçarë nga Shqipëria ranë në prangat e policisë italiane për kultivim të lëndëve narkotike. Arrestimi u bë pas zbulimit të një plantacioni me me 400 bimw marijuanë në një zonë të pyllëzuar në San Sebastiano, përgjatë brigjeve të lumit Po.Të arrestuarit janë Artur Kurti dhe Massimo Vlashi, të dy të pastrehë.Policia ka dyshime se të rinjtë ishin punësuar nga një grup kriminal dhe po punon për identifikimin e personave  të tjerë të përfshirë në rrjet.