Bota

Itali, senati aprovon amendamentin antipirateri

Senati italian aprovoi amendamentin antipirateri. Senati dha “ok” për projektin për vendosjen e kamerave nëpër kinema, për të zbuluar ata që regjistrojnë filmat. Filmat e regjistruar editohen, përmirësohet imazhi dhe më pas ngarkohen online, duke dëmtuar projektin e sapodalë kinematografik në treg. “Camcording” është hapi i parë i publikimit online të filmit, në shkelje më ligjet për të drejtën e autorit.