Bota

Izraeli mirëpret organizimin e konferencës për Lindjen e Mesme

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mirëpriti mbajtjen e konferencës së paqes për Lindjen e Mesme, javën e ardhshme në Bahrein. Në konferencë, do të shpaloset pjesa e parë e planit për paqen, që e ka përgatitur Shtëpia e Bardhë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka quajtur këtë plan si “marrëveshje të shekullit”.