Showbiz

Ja çfarë do të thotë të jesh babai i një vajze, Bes Kallaku tregon si e grimon Ajka

Të jesh babai i një vajze të vogël, e cila momentalisht është edhe fëmijë i vetëm dhe ka të gjithë vëmendjen e botës, ka kusuret e veta.

Gjatë ditëve të karantës, aktori i humorit Bes Kallaku herë pas here ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale foto dhe video duke luajtur me vogëlushen e tij por së fundmi lojrat mes tyre janë bërë edhe më intensive.

Pak orë më parë Besi ka shpërndarë një tjetër video ku Ajka e grimon sipas qejfit të saj, duke e vënë në pozitë të vështirë babain e saj.

“Mirmëngjes prindër e baballarë që nuk i’a prishni fëmijës. Zoti ju ruajt!” -shkruan ai në përshkrimin e videos që na bëri të gjithëve të qeshim pa fund.