Showbiz

Ja cila artiste u shfaq papritur në shtëpinë e Katy Perry për ta ndihmuar me shtatzëninë

Javët e fundit këngëtarja Katy Perry është bërë qendra e vëmendjes mediatike për shkak të shtatzënisë dhe gjendjes së vështirë mendore në të cilën gjendet nga pandemia.

Më parë ajo ka treguar se ndihet shumë e frikësuar që do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që kohën e Koronavirusit nga e cila SHBA-ja vazhdon të jetë e gjunjëzuar.

Sakaq, dikush ka vendosur të shfaqet në portën e këngëtares për ta ndihmuar në këto ditë të vështira. Në një intervistë virtuale, Katy Perry rrëfeu me shumë humor se si papritur në shtëpinë e saj erdhi Adele dhe nuk ka ndërmend të largohet derisa gjendja e kësaj të parës të përmirësohet.

Edhe pse nuk ka qenë shumë e dukshme në media, Katy Perry dhe Adele kanë qenë mike të ngushta për 7 vite por artistët kishin që vitin e kaluar pa e takuar njëra-tjetrën.

Adele është zhvendosur përkohësisht në Los Angeles ku ka një shtëpi ngjitur me Katy Perry dhe Orlando Bloom.

Çifti i famshëm do të bëhen për herë të parë prindër dhe vajza e tyre pritet të vijë në jetë këtë verë.