Showbiz

Ja detaji që na shton dyshimet se Gigi dhe Zayn janë rikthyer bashkë

Prej pak javësh fansat e tyre mendojnë se Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit pak muaj pas ndarjes.

Burime pranë modeles së famshme treguan se ajo dhe këngëtari britanik ishin duke shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin por nuk kishte asgjë mes tyre.

Tashmë fansat e dyshes kanë akoma më tepër dyshime për ata të cilët ndahen dhe lidhen vazhdimisht. Në një foto të publikuar në rrjetin social Snapchat, Hadid shihet teksa po gatuan për mamanë e Zayn duke shfaqur qartë marrëdhënien e mirë që ato kanë me njëra-tjetrën.