Sport

Ja kur do të luhen ndeshjet e Champions League dhe Europa League

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot formatin që do të aplikohet për të çuar deri në fund sezonin 2019-2020 të Champions dhe Europa Leagues. Bëhet fjalë për një “Final 8”, me çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen, që do të luhen me ndeshje teke, të gjitha në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, ku ofrohen dy stadiume në një distancë shumë të afërt. Data e finales është përcaktuar që të jetë 23 gushti. Loja fillon më 7 gusht me ndeshjet e prapambetura të fazës së 1/8-ave. Edhe sa i përket Europa Leagues, është vendosur që “Final 8” të zhvillohet në Gjermani, në 4 qytete të ndryshme, pranë njëri-tjetrit.