Showbiz

Ja si modeli shqiptar bëri të gjithë botën të flasë për të

Modeli i njohur nga Lezha, Rolando Lekaj prej vitesh zhvillon karrierën e tij si model në Kinë.

Së fundmi ai u bë edhe më i njohur për botën gjatë një ankandi falë një blerjeje të çmendur.

Në eventin ku paratë e mbledhura do të shkonin për bamirësi, Rolando blen plot 30 fustane për shumën 1.6 milion dollarë.

“Kam blerë 30 nga modelet më të famshme të botës dhe një fustan është vetëm 1 në botë. Ato para kanë shkuar për kërkime rreth një kure për sëmundjen e SIDA-s. Kur të gjendet ai ilaç nuk shpëtojnë amerikanët, kinezët e të tjerë por shpëton e gjithë bota”, -tha ai teksa ishte i ftuar në emisionin e Jonida Shehut në Top Channel, Soirée.