Showbiz

Japonia i kthehet tërësisht normalitetit, vendi del nga gjendja e jashtëzakonshme

Pas Europës ku vijon me kujdes rikthimi në normalitet tashmë që situata nga koronavirusi po përmirësohet, në rrugë të mbarë është dhe Japonia që hoqi gjendjen e jashtazakonshme dhe në rajonet ku mbetej në fuqi. Mes tyre ishte dhe kryeqyteti japonez Tokio. Kryeministri Shinzo Abe tha se përmbushën të gjitha kushtet. Japonia numëron mbi 16 mijë raste me COVID-19 e 820 viktima.