Sport

Java e 13-të e Superligës, shtyhet takimi Partizani-Laçi

Superliga shqiptare pritej të luante javën e saj të 13-të të premten dhe të shtunën e kësaj fundjave, por Partizani-Laçi është shtyrë. Takimi do të luhet të hënën e 25 nëntorit, në orën 18:00, në “Elbasan Arena” pasi stadiumi “Selman Stërmasi” i është nënshtruar mbjelljes së barit. Shtyrje ka pësuar Vllaznia-Teuta, që do të zhvillohet të dielën. Ndërkaq të shtunën luhen Kukësi-Bylis, Flamurtari-Luftëtari , Skëndërbeu–Tirana.