Sport

Java e 18-të e Superligës, Skëndërbeu mposht Partizanin

Skëndërbeu mposht Partizanin në javën e 18-të Superligës. “Ujqërit e dëborës” kanë mposhtur falë edhe gabimeve të dy 11-metërshave Partizanin me shifrat e ngushta, 3-2. Rezultat që i dhuron një debutim me humbje trajnerit të rikthyer tek kryeqytetasit, Adolfo Sormani. Ndërkaq Vllaznia–Luftëtari përfundoi 2-0 dhe Teuta Laçi 0-1. Nesër luhen dy takimet e mbetura të javës Luftëtari–Kukësi dhe Tirana–Bylis.