Lifestyle

Java njujorkeze e modës; Christian Siriano ofron spektakël në pasarelë

Christian Siriano ishte ai qe ofroi pasarelën me spektakolare ne javën nju jorkeze të modës. Nëse do të kishte një çmim për pamjen më të mirë, ai do ta kishte fituar, thonë mediat e huaja që mbuluan eventin e konsideruar si një ndër më të rëndësishmit e kësaj industrie.

Veshjet e Sirianos, ishin një vështrim drejt të ardhmes, me format futuriste dhe detajet metalike plot shkëlqim.

Edhe ngjyrat vetë: blu elektrizuese, e purpurtë e thellë, e zezë eklipsi, e fildishtë yjore dhe argjendi I supernovas, cilësohen si “galatike”. stilisti gjithashtu, këtë shpjegim I dha koleksionit të tij. Nëse do të jetonit në një tjetër botë, si do të visheshit, çfarë do t`ju frymëzonte, këtë mendova kur nisa të krijojë këto veshje, është shprehur ai.

Siriano njihet për diversitetin që ofron në pasarelat e veta, si atë racor ashtu dhe atë të masave trupore, dhe thotë se mbetet i angazhuar që në krijimet e tij ta gjejë veten çdo klient. Argumenti qe ofron është se ka lloj-lloj femrash që janë shumë të ndryshme nga njëra tjetra, ndaj dhe është e rëndësishme të vihet në pah I gjithë spektri i bukurisë.