Showbiz

Jay-Z dhe Beyonce hidhen në gjyq për plagjiaturë për këngën e tyre “Black Effect”

Jay-Z dhe Beyonce do të përballen në gjyq me artisten nga Xhamaika, Dr. L’Antoinette Stines e cila pretendon se dyshja e famshme kanë përdorur zërin e saj për arsye promocionale.

Në vitin 2018, artistët kontaktuan me yllin Xhamaikjan duke i kërkuar kërcimtarë lokalë që do t’i merrnin me vete gjatë turneut të tyre dhe do t’i punësonin gjithashtu edhe për një klip.

Gjatë vizitës së tyre tek Stines, Jay-Z dhe Beyonce i kërkuan të regjistronin zërin e saj teksa e pyetën se çfarë është dashuria për të.

Audion e videos së xhiruar të Dr. L’Antoinette Stines këngëtarët e përdorën gjatë gjithë turneut të tyre muzikor si edhe në klipin e këngës “Black Effect”.

Stines në dokumentin gjyqsor thotë se Jay-Z dhe Beyonce morën punën e saj pa e ndihmuar të promovohej dhe pa asnjë pagesë duke e bërë të ndihet ‘e përdhunuar artistikisht’.

Ajo nënshkroi kontratë me çiftin e këngëtarëve duke i dhënë të drejtë që ata ta përdorin klipin e saj për arsye promocionale por emri i saj nuk u përmend asnjëherë.