Showbiz

Jay-Z dhe Timberland në gjyq për plagjiaturë

Këngëtari i muzikës ‘soul’ Ernie Hines ka vendosur të hedhë në gjyq dy producentët e famshëm Jay-Z dhe Timberland për plagjiaturë rreth këngës së tij.

Bëhet fjalë për projektin muzikor të vitit 1970 të Hines që quhet “Help me put aut the flame (in my heart)”.

Sipas artistit, dy producentët e këngëtarët hollivudianë kanë vjedhur muzikën e kësaj kënge për t’ja përshtatur 2 projekteve të tyre muzikore.

Kënga e Ernie Hines aludohet se është vjedhur për “Paper Chase” të vitit 1998 dhe “Toe 2 Toe” të 1999-ës, nga dy albume të ndryshme të Jay-Z. Këto dy këngë janë krijuar dhe orkestruar nga Timberland.

Tashmë Hines kërkon që jo vetëm t’i njihet e drejta e autorit por gjithashtu të dëmshpërblehet me 2 milionë dollarë me interes.