Aktualitet

“Jemi shokët e djalit”, grabitësit e maskuar si policë u marrin 300 mijë euro të moshuarëve

Një banesë është vjedhur në Fushë Milot nga tre persona të maskuar.  Grabitësit i janë prezantuar kryefamiljarëve si shokët e djalit që ndodhet në burg në Itali. Pasi kanë hapur kasafortën me levë kanë marrë paratë dhe janë larguar. Sipas pronarit bëhet fjalë për një shumë e konsiderueshme, rreth 300 mijë euro. Aktualisht janë disa të shoqëruar si dhe janë ngritur disa pika kontrolli. Banesa nuk ka kamera sigurie.