Showbiz

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt bashkohen për herë të parë në ekran pas më shumë se 1 dekade

Ish-çifti i shumëpërfolur, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë bërë bashkë për një episod të ri virtual të “Table Read”, ditën e kaluar.

Dyshja e aktorëve 56-të dhe 51-vjeç interpretuan në Zoom, një skenë të filmit të vitit 1982, “Fast Times At Ridgermont High”.

Skena e shkurtër që i linte vend imagjinatës solli edhe një herë në vëmendjen e të gjithëve sesa të talentuar e mbi të gjitha sesa seksi janë ish-bashkëshortët.

Megjithëse virtualisht ndodheshin edhe aktorë të tjerë të industrisë së Hollywood, e gjithë vëmendja shkoi tek Aniston dhe Pitt të cilët ishin protagonistët e një skenari me momentet më intime të një çifti në dhomën e gjumit.