Showbiz

Jennifer Lopez arrin të 50-at

Ajo është një showgirl e vërtetë, energjitë e së cilës duket se nuk do të mbarojnë asnjëherë.

Bëhet fjalë për këngëtaren, aktoren, prezantuesen dhe kërcimtaren e famshme Jennifer Lopez e cila ditën e sotme feston ditëlindjen e saj të 50-të.

Mes qindra urimeve nga fansat dhe miqtë e industrisë sigurisht që kanë munguar as ato të familjarëve e sigurisht nga partneri, Alex Rodriguez.

Ky i fundit e ka surprizuar përmes një video të postuar në IGTV ku i tregon publikut momente nga jeta e tyre së bashku. Ai e ka falenderuar yllin e industrisë për të gjithë dashurinë, ambicien dhe mbështetjen që ajo ofron si bashkëshorte dhe si nënë.