Showbiz

Jennifer Lopez bëhet gati për shfaqjen në “Super Bowl”

Ajo dhe Shakira do të jenë dy yjet që do performojnë në “Super Bowl Half Time Show” dhe i gjithë publiku i pret me padurim.

Jennifer Lopez është fotografuar ditën e djeshme duke shkuar në palestër për tu ushtruar në mënyrë që të jetë sa më në formë për shfaqjen e saj.

Këngëtarja do të performojë disa nga hitet e saj më të famshme e gjithashtu do të jetë e shoqëruar nga një trupë profesioniste kërcimtarësh.