Showbiz

Jennifer Lopez dhe Cardi B bëhen bashkë në një film

Dy këngëtaret e famshme tashmë do t’i shihni edhe në një film. Bëhet fjalë për Jennifer Lopez dhe Cardi B të cilat kanë përfunduar xhirimet e “Hustlers”.

Ato do të luajnë rolin e dy striptisteve të cilat së bashku me mikesha të tjera do të mashtrojnë punonjësit e “Wall Street”.

Regjisorja e filmit është Lorene Scafaria ndërsa producent, Will Ferrell, Adam McKay së bashku me Lopez dhe Elaine Goldsmith-Thomas.”Hustlers” del në kinema më 13 shtator të këtij viti.