Showbiz

Jennifer Lopez dhe Maluma gati për të lançuar bashkëpunimin më ‘hot’ të vjeshtës

Prej pak kohësh tashmë Jennifer Lopez dhe Maluma kanë ndarë momente nga prapaskenat e realizimit të bashkëpunimit të tyre muzikor që pritet me padurim nga fansat.

Dy yjet latinë do të vijnë me 2 këngë të quajtura “Pa Ti” dhe “Lonely” që duket se do të vijnë me një klip të vetëm. A nuk ju duket ky bashkëpunim i ngjashëm me atë Mozzik dhe Kida, “PP”?! Vërtetë e dyshimtë!

Nejse, le të kthehemi tek artistët ndërkombëtarë. Në disa klipe të shkurtra që ata kanë publikuar në rrjetet sociale shfaqen duke aktruar më së miri në klipin e prurjeve muzikore.

Këngëtarja 51-vjeçare shfaqet në skena mjaft provokuese me këngëtarin kolumbian 26 vjeçar, Maluma, ku në hapjen e klipit, ylli i “On The Floor” shfaqet duke u mbështetur tek ai.

Mesa duket do të kemi skena të nxehta dhe duhet të bëhemi gati për klipin më ‘hot’ të vjeshtës.