Showbiz

Jennifer Lopez është gati të bëhet sërish nënë

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ylli i Hollywood, Jennifer Lopez shprehu dëshirën për të patur një fëmijë me partnerin e saj Alex Rodriguez.

Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që ka një familje të madhe dhe se binjakët e saj shkojnë shumë mirë me dy vajzat e Alex. Edhe vogëlushët e saj do të donin që të kishin një motër apo një vëlla më të vogël dhe me shumë gjasa kjo do të ndodhë.

J-Lo momentalisht është e angazhuar me provat e shfaqjes së saj në “Super Bowl Half Time Show” ku do të performojë së bashku me Shakiran dhe e vetmja gjë që duket se e pengon të mbesë shtatzënë janë angazhimet e saj në karrierë.