Showbiz

Jennifer Lopez hidhet në gjyq vetëm për një postim në Instagram

Duket se aktoren dhe këngëtaren e njohur Jennifer Lopez do ta shohim në sallat e gjyqit pasi është paditur nga një fotograf për të drejtën e autorit.

Pak kohë më parë 50-vjeçarja ka postuar në Instagram një foto të sajën ku shfaqet me partnerin Alex Rodriguez e shkrepur nga një paparac.

Megjithëse fotoja është kapur pa konsensusin e dyshes, postimi nga J-Lo nuk është i lejueshëm pasi ajo nuk ka marrë të drejtën e autorit nga kompania apo fotografi që zotëron këtë foto.

Për këtë arsye këngëtarja është paditur me 150 mijë dollarë dëmshpërblim dhe duket se këtë herë nuk do të shpëtojë paq.