Showbiz

Jennifer Lopez mbush 52 vjeç, mediat e “respektojnë” me fotot më të nxehta të karrierës, nga ato me bikini te filmat erotikë

Dihet se Jennifer Lopez është një nga femrat më seksi të planetit. Por në moshën 22 vjeçare J-Lo nuk e dinte se do të merrte botën përpara pas rolit të parë të kërcimtares Fly Girl në filmin “In Living Color” në vitin 1991.

Gjashtë vjet më vonë ajo u bë e famshme me rolin në filmin muzikal Selina, për të cilin u nominuar në çmimet Golden Globe.

Në vitin 1999 Lopez përforcoi apelin e saj seksual duke publikuar albimun muzikor solo së bashku me rolet në filmat e Hollywood si Wedding Planner (Organizatorja e dasmës) dhe Maid In Manhattan (Pastruese në Manhattan).

Talentet e Jennifer nuk duket se kanë fund prandaj për të shënuar ditëlindjen e bukuroshes, e përditshmja Daily Star është rikthyer në kohë në disa nga momentet e saj më të nxehta për t’i uruar ditëlindjen e 52-të.