Showbiz

Jennifer Lopez nominohet për 4 çmime “Emmy” për performancën në “Super Bowl”

Ajo ka shumë për të festuar këtë javë, që nga ditëlindja e saj tek pragu i martesës dhe së fundmi për 4 nominime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Emmy”.

Jennifer Lopez u fotografua mëngjesin e ditës së sotme duke shkëmbyer disa puthje me partnerin e saj Alex Rodriguez teksa dyshja po bëjnë disa ditë pushime e për të festuar në privatësi ditëlindjen e këngëtares.

Së fundmi konfirmohet se diva e muzikës është nominuar për 4 çmime në eventin e “Emmy Awards” për performancën e saj spektakolare në “Super Bowl Half Time Show” ku u shfaq krah Shakirës.

Edhe në moshën 51-vjeçare, J-Lo vazhdon të korrë sukses pas suksesi.