Showbiz

Jennifer Lopez pranon publikisht se “Hustlers” e ka luajtur falas

Në një intervistë të fundit të dhënë për revistën prestigjose “GQ”, këngëtarja dhe aktorja e famshme Jennifer Lopez ka zbuluar një detaj që i ka bërë përshtypje të gjithëve.

Rolin e Ramonës në filmin e fundit “Hustlers” e ka luajtur pa pagesë. Ndoshta kjo edhe për faktin se ylli hollivudian ka qenë edhe producentja e filmit por ama për të ka qenë një punë e dyfishtë dhe kolosale.

Gjatë intervistës 50-vjeçarja u shpreh se nuk e ka bërë “Hustlers” për qëllime fitimi por për t’i treguar të gjithëve se femrat mund të bëjnë gjithçka.

“Jam rritur në një industri ku drejtojnë meshkujt dhe me “Hustlers” duhet ta ndryshoja këtë gjë. Ishim një staf i tërë vetëm me vajza dhe gra të cilat bëmë të mundur këtë sukses. Asgjë nuk ishte për para.” -tha J-Lo.