Showbiz

Jennifer Lopez promovon këngën e saj të re në mënyrën më origjinale

50-vjeçarja më e bukur në botë vazhdon të na surprizojë.

Bëhet fjalë për Jennifer Lopez e cila sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Baila Conmigo” që po pëlqehet pa fund nga fansat e saj.

Në rrjetet e saj sociale këngëtarja ka vendosur ta promovojë prurjen e saj të re nëpërmjet disa fotove ku duket mjaft seksi dhe sensuale.

J-Lo shfaqet e ulur në një parket thuajse e zhveshur por në një pozicion që nuk mund të dallohen pjesët e saj private.

“Baila Conmigo” ashtu si shumë hite të fundit të publikuara nga ylli i muzikës, vjen në gjuhën spanjolle për të gjithë fansat e saj latinë.