Showbiz

Jennifer Lopez rrëmben vëmendjen në premierën e filmit “Hustlers”

Aktorja e famshme Jennifer Lopez ishte epiqendra e vëmendjes në premierën e filmit të saj më të ri “Hustlers” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

50-vjeçarja parakaloi në tapetin e kuq me një fustan të verdhë nga koleksioni i fundit i stilistit Maison Yeya të kombinuara me sandale “Ford”.

Ajo çfarë u vu re ndër detajet e tjera të ‘look-ut’ të saj ishte kuleta në formë parash e cila kushton plot 10 mijë dollarë.