Showbiz

Jennifer Lopez së shpejti vjen me linjën e saj të kozmetikës

Më në fund do të mësojmë disa nga sekretet e saj të bukurisë të cilat na dukeshin një mister i madh.

Bëhet fjalë për Jennifer Lopez e cila ka një surprizë të madhe për fansat e saj. Shumë shpejt ajo do të lançojë linjën e saj të kozmetikës me produktet e preferuara të make up dhe kujdesit ndaj lëkurës.

J-Lo premtoi se nuk do t’i lërë për shumë kohë fansat në pritje të cilët janë paduruar për të provuar disa nga produktet e linjës së saj.

Sa i përket muzikës, mësohet se 51-vjeçarja është duke punuar edhe për një bashkëpunim të ri muzikor me yllin latin, Maluma.