Showbiz

Joaquin Phoenix i ofrohen 50 milionë dollarë për tu rikthyer në rolin e Joker

Joaquin Phoenix i janë ofruar 50 milion dollarë për të përsëritur rolin e tij si Arthur Fleck pra Joker për dy seri të reja të mundshme të filmit.

Sipas prestigjoses “Mirror”, “Warner Bros” aktualisht po negocion kthimin e Phoenix për dy filma të rinj në katër vitet e ardhshme. E kush nuk do të donte të shihte vazhdimin e Joker me aktrimin e shkëlqyer të aktorit 45-vjeçar!

“Negociatat janë ende duke u diskutuar megjithatë Joaquin është i angazhuar totalisht ndërkohë skenari po shkruhet me shumë kujdes” -thanë burime pranë aktorit për “Mirror”.