Showbiz

John Cena pendohet për ndarjen nga Nikki Bella

Nikki Bella e habitur i është përgjigjur John Cena-s, pasi ky i fundi pranoi se dëshiron të martohet me të dhe të kenë fëmijë së bashku.

Rrëfimi i tij erdhi disa javë pasi ata u ndanë për të njejtën arsye. Yjet e “WWE”, të cilët kanë qenë në një lidhje prej 6 vitesh duhet të martoheshin më 5 maj, një vit pasi John iu ul në gjunjë në Wrestlemania 33 duke i propozuar Bellës për martesë.

“Unë jam pas fjalë. Kjo është çmenduri,”-tha Nikki për Extra, duke lënë të nënkuptohet se nuk është e gatshme të kthehet me John, pavarësisht lutjes së tij. “Unë kam shpresë… Jam në një pikë në jetën time, ku më duket sikur kam humbur një pjesë timen dhe dua të gjej veten e të punoj me veten. Dua që John Cena dhe unë, të dy të jetojmë të lumtur përgjithmonë nëse jemi bashkë apo të ndarë.

Nuk dua që të kemi keqardhje e të themi ‘Unë e bëra këtë për ty’ ose ‘Ti e bërë këtë për mua’, ndaj mendoj që në një lidhje duhet të jetojmë momentin.” Të hënën John ishte në një intervistë në Today ku ai foli rreth ndarjes, duke thënë se ishte Nikki që i dha fund. “Ishte shumë e vështirë. Zemra ime ishte e thyer dhe kushdo që e ka përjetuar e di që shoqërohet me ndjenja shumë të këqija,”-tha ai, duke shtuar. “Unë ende e dua Nikki-n. Unë ende dua të martohem me të dhe ende dëshiroj të kemi një familje me të.”