Showbiz

Jonida Maliqi zbulon se cila këngëtare e famshme është muza e saj

Jonida Maliqi i është rikthyer sërish muzikës pas një kohe të gjatë shkëputjeje dhe vetëm pak ditë më parë ka publikuar projektin më të ri muzikor të quajtur “N’Errësirë”.

Për Jonidën ky projekt është shumë i ndjerë dhe personal i cili shpalos dhembjen dhe dashurinë të ndërthurua me njëra-tjetrën. Për të folur më tepër mbi të ajo është ftuar mëngjesin e ditës së sotme në “Wake Up”.

Krahas prurjes së saj të re, Jonida gjithashtu ka zbuluar se nga kush frymëzohet për të krijuar muzikë dhe ajo është Sia. Këngëtarja dhe producentja e famshme është muza e Jonidës.

“Që në momentin e parë që e kam dëgjuar është një personazh që edhe pse ka pasur uljet e ngritjet e saj, ka ndikuar në artin që unë krijoj” ,-u shpreh Jonida e cila më pas e kishte të pamundur të veçonte këngën më të preferuar nga Sia.