Showbiz

Julia Roberts e emocionuar, për herë të parë në një serial televiziv

Julia Roberts është një aktore e njohur për shumë filma, e vlerësuar me shumë çmime, por asnjëherë nuk ka qenë protagoniste kryesore në një serial televiziv. Dhe këtë tani e mundëson “Amazon” me “Homecoming”.

Robert ka pasur role sporadike në disa seriale, në vitet ’80-’90 në një episod të “Law & Order”, në “Friends” dhe “Miami Vice”, por asnjëherë një protagonist. “Homecoming” ka nënshkruar një kontratë me “Amazon” për dy sezone, me episode rreth 30 minuta secili. Telefilmi tregon historinë e një asistenteje të një strukture sekrete të qeverisë dhe për një ushtar që dëshiron t’i rikthehet jetës normale.

E prodhuar nga “Universal Cable Productions”, regjia i është besuar krijuesit të “Mr Robot”, Sam Esmail. Xhirimet sapo kanë nisur në Los Anxhelos, ku dhe aktorja është fotografuar.