Bota

Juncker: Apsurde të pretendosh se dy ushtarët grekë përbejnë kërcënim për Turqinë!

Është qesharake dhe absurde të pretendosh se dy ushtarët grekë, të burgosur në Turqi, përbëjnë një rrezik për vendin. Kështu deklaroi Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker. Ai ripërsëriti kërkesën për lirim të menjëhershëm të dy ushtarëve grekë, duke theksuar se “ata nuk kanë kryer asnjë krim”.