Showbiz

Justin Bieber publikon datat e reja të turneut botëror

Ditën e kaluar këngëtari Justin Bieber publikoi datat e reja të turneut botëror që u anulua për shkak të pandemisë.

Sipas faqes zyrtare të 26-vjeçarit, turneu me 45 data, 19 prej të cilave kanë destinacione të reja, do të nisë më 2 qershor të vitit të ardhshëm në San Diego të Kalifornisë.

Turneu i Justin Bieber ishte parashikuar të mbahej nga maji i këtij viti por pas shumë vështirësish për tu organizuar, ai u shty nga Koronavirusi si shumë evente dhe koncerte të tjera muzikore.