Showbiz

Justin Bieber rikthehet në skenë, paralajmëron albumin e ri muzikor

Ariana Grande dha performancën e saj të shumëpritur në festivalin vjetor “Coachella” ku i ftuari surprizë ishte këngëtari kanadez Justin Bieber.

Ai u shfaq vetëm në fund të koncertit dhe theksoi se kjo është hera e parë e tij në skenë pas 1 viti shkëputjeje nga performancat live.

25-vjeçari ishte tepër i emocionuar gjatë fjalimit të tij ku u duartrokit pa fund nga fansat e pranishëm dhe publiku.

Bieber rrëfeu se është gati të rikthehet në treg me një album të ri muzikor për të cilin është ende duke punuar. Ai nuk zbuloi detaje të tjera rreth këtij albumi por na na la të kuptojmë se këngët e reja do të jenë si gjithmonë shumë të suksesshme.