Showbiz

Justin Bieber tremb për vdekje David Beckham

David Beckham ka qenë i ftuar në një puntatë speciale të “The Ellen Show” ku është trembur për vdekje nga Justin Bieber.

Ellen DeGeneres njihet për rrengjet që i bën të ftuarve të saj dhe këtë herë Beckham ra lehtësisht në grackë. Teksa po tregonte se së fundmi ishte i ftuar në shtëpinë e Justin Bieber, ky i fundit ka dalë me shpejtësi nga tavolina ngjitur duke trembur me të madhe yllin e futbollit.

Ky moment kaq qesharak u bë menjëherë viral në rrjetet sociale duke argëtuar fansat e tyre mbarë botës.