Aktualitet

“Kaçifas”, Ministria e Jashtme greke dënon deklaratat e Ramës

Numri dy i diplomacisë greke, Georgios Katrougalos, reagoi ndaj deklaratave të djeshme të kryeministrit Edi Rama për varrimin e Kostandinos Kaçifas. “Për fat të keq, megjithëse ne u përpoqëm të ruajmë si dritën e syve nivelin e marrëdhënieve dypalëshe, ka deklarata edhe në nivel të lartë qeveritar, që përmbajnë cilësime të ashpra, dhe paragjykojnë vendimin e drejtësisë”, tha Katrougalos. Ai kritikoi edhe qëndrimet e partisë më të madhe opozitare greke, Demokracia e Re. Sipas tij, opozita që në fillim, “rrëshqiti në nacionalizëm”.