Aktualitet

Kakavijë, Ministrja Xhaçka: Testimi vazhdon pa ndërprerje!

Nga pika kufitare e Kakavijës Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se po bëhet çmos që situata me radhët kilometrike në kufi të marrë fund. Ajo tha se nga kontakti me palën greke është shtuar numri i testimeve, nga 220 në 330 testime në orë. Testimi vazhdon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Ndërkohë, nga autoritetet greke pritet shtimi i metejshëm i kapaciteteve testuese orët në vijim dhe zgjatje të orareve.