Politikë

Kallëzimi për Dvoranin/ PD mbështet Metën: Akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës!

“Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”. Kështu deklaroi PD pasi kreu i shtetit kallëzoi penalisht Dvoranin. “Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar”, thuhet më tej në deklaratë.