Sport

Kameruni nuk është më vendi organizator i Kupës së Kombeve të Afrikës

Kameruni nuk është më vendi organizator i Kupës së Kombeve të Afrikës, të 2019-ës. Konfederata Afrikane e Futbollit ia hoqi të drejtën, për shkak të vonesave në përgatitje. Tashmë një Task Forcë pritet të mbledhë ofertat e të interesuarve. Afrika e Jugut dhe Maroku konsiderohen dy vende që kanë më shumë mundësi të organizojnë Kupën e Afrikës në 2019-ën.