Sport

Kampionati Shqiptar i Futbollit, luhen sot ndeshjet e Javës së 32-të

 Sot në orën 15:00 luhen  ndeshjet e Javës së 32-të të Kampionatit Shqiptar të Futbollit. Në program janë sfidat: Flamurtari-Partizani; Tirana-Skënderbeu; Laçi-Kastrioti e Teuta-Luftëtari. Ndërkaq, Kukësi merr tripikëshin në tavolinë, për dënimin e Kamzës. Takimet sot zhvillohen në të njëjtën orë  për shkak të frikës se aleancat e zakonshme të fundsezonit dhe ekipet e përfshira në objektiva të drejtpërdrejta, mund të ndikojnë garën.