Showbiz

Kanye West dhe Kim Kardashian drejt ndarjes?!

Të gjithë e dinë se ata e mbrojnë gjatë gjithë kohës në media njëri-tjetrin për gabimet por sa të tilla duhet që durimi të marrë fund?!

Kim Kardashian duket se e ka të pamundur t’i bëjë ballë komenteve dhe mbështetjes së madhe të bashkëshortit të saj kundrejt Donald Trump.

Takimet e tij intensive me presidentin famëkeq, komentet në Twitter dhe ato live në Instagram janë shumë të vështira për t’u kontrolluar dhe Kim duket se po heq dorë.

Burime pranë “Hollywood Life” kanë konfirmuar se çifti kanë patur debate të shumta së fundmi sa i përket përfshirjes së tepërt të West në politike dhe askujt nuk i pëlqen kjo gjë.

Kim është lodhur duke mbrojtur bashkëshortin e saj ndërkohë që marrëdhënia e tyre në çift po kalon një krizë dhe të gjithë i frikësohen një ndarjeje të mundshme.