Showbiz

Kanye West vazhdon me postimet e çuditshme, reperi tregon se Michael Jackson është vrarë barbarisht

Ditët e fundit e gjithë vëmendja ka shkuar tek profili në Twitter i reperit, Kanye West.

Pasi shkroi se Kim Kardashian deshi të abortonte fëmijën e tyre të parë, North, tani reperi ka nisur të sulmojë vjehrrën e tij se kjo e fundit po mundohet ta çojë në psikiatri.

Duket se 43-vjeçari po kalon një krizë bipolariteti siç i ndodhi në vitin 2016 sakaq, martesa me Kim Kardashian mund të jetë drejt fundit.

Teksa ka theksuar edhe një herë se Kris Jenner po mundohet ta vrasë, Kanye çuditërisht ka shkruar edhe për Michael Jackson.

Në seritë e reja të postimeve të tij, West shkroi se mbreti i muzikës pop nuk ka vdekur nga mbidoza por është vrarë barbarisht, me siguri nga njerëz të afërt.