Rajoni

Kapet 102 kg marijuanë në kufi, arrestohet shqiptari dhe një grek

Një shtetas shqiptar dhe një grek u arrestuan me 102 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë në Igumencë nga policia Kufitare e Greqisë. Lënda narkotike e gjetur në sediljen e pasme të një makine ishte e ndarë në 99 pako. Shqiptari 36-vjeçar në momentin e kontrollit nga policia nuk kishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për qëndrimin në shtetin fqinj.